RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Turqia një nga partnerët e privilegjuar të Rusisë në politikën e jashtme dhe ekonomi

putin:-turqia-nje-nga-partneret-e-privilegjuar-te-rusise-ne-politiken-e-jashtme-dhe-ekonomi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Turqia mbetet një nga “partnerët e privilegjuar” të Moskës në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin ekonomik, transmeton Anadolu.

Duke folur gjatë një takimi në kryeqytetin Bishkek tw Kirgistanit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Putin tha se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve vazhdon të jetë në nivel të lartë falë interesimit të presidentit Erdogan.

Putin gjithashtu theksoi se Rusia dhe Turqia vazhdojnë zbatimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, përfshirë Centralin Bërthamor Akkuyu.

“Ju keni vendosur si objektiv vënien në funksion të njësisë së parë të centralit këtë vit. Kjo do të realizohet”, tha Putin.

Takimi u zhvillua në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Bishkek, i cili shënon 25-vjetorin e organizatës dhe mbledh liderët e shteteve anëtare dhe partnerëve të ftuar.

Related posts

Vazhdon trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht bllokadës së SHBA-së

admin

Protesta e serbëve në Graçanicë: “Mbështetje për vëllezërit në veri”

admin

Mbyllet aeroporti i Mançesterit, bora nuk lejon ngritjen nga pistat!

admin