RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan mesazh me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve

erdogan-mesazh-me-rastin-e-18-marsit,-dites-se-perkujtimit-te-deshmoreve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me rastin e 18 Marsit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 108-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë tha se “Ne do ta mbrojmë historinë tonë të lavdishme e cila u shkrua me heroizëm dhe guxim të madh dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga mbajtja gjallë e shpirtit të Çanakkalasë”, transmeton Anadolu.

“Përkujtojmë me respekt dhe mëshirë të gjithë dëshmorët dhe heronjtë tanë që çuan kombin tonë në Fitoren e Çanakkalasë me luftën që ata dhanë 108 vjet më parë kundër imperialistëve për të mbrojtur ekzistencës turke në Anadoll dhe për të mbrojtur territoret turke mijëvjeçare”, tha Erdoğan i cili theksoi se Fitorja e Çanakkalasë është një epope heroike e madhe dhe historike në të cilën kombi turk i ka shpallur botës edhe një herë se nuk do të heqë dorë kurrë nga pavarësia e tij”.

“Të parët tanë të ardhur nga të katër anët e Anadollit për të luftuar në Çanakkala së bashku kundër gjithë botës, treguan se si populli ynë u bë një dhe u bashkua në ditë të vështirë dhe nuk lejuan që armiku të shkelë në territorin tonë të ujitur me gjakun e dëshmorëve. Edhe sot për vendin dhe popullin tonë punojmë me frymën dhe vullnetin që kemi treguar në Fitoren e Çanakkalasë si dhe vazhdojmë luftën tonë me besimin se me unitet dhe bashkim mund të kapërcejmë çdo vështirësi”, tha ai.

“Ne do ta mbrojmë historinë tonë të lavdishme e cila u shkrua me heroizëm dhe guxim të madh dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga mbajtja gjallë e shpirtit të Çanakkalasë. Për të shlyer borxhin e mirënjohjes ndaj dëshmorëve dhe veteranëve tanë që na lanë amanet këtë atdhe dhe për të mbrojtur në çdo kusht atdheun dhe flamurin tonë ashtu si më parë nuk do të ngurrojmë kurrë nga kjo luftë as sot dhe as nesër”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Me këto mendime uroj 108-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë dhe përkujtoj me mirënjohje si dhe uroj të jenë të mëshiruar të gjithë dëshmorët dhe heronjtë tanë me në krye veteranin Mustafa Kemal Ataturk të cilët na i kanë besuar këto troje më 18 mars në Ditën e Dëshmorëve. Uroj që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe vendi i tyre të jetë xheneti (parajsa)”, tha në mesazhin e tij presidenti Erdoğan.

Related posts

India do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Arabinë Saudite

rezart morina

Blinken i bën thirrje Hamasit të pranojë “propozimin shumë të fortë” për armëpushim

rezart morina

Lavrov në fjalimin në OKB kritikon Perëndimin, por përmend shumë pak luftën në Ukrainë

admin