RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Misioni i Turqisë është të rrisë pylltarinë dhe të krijojë oaza të gjelbra në qytete

erdogan:-misioni-i-turqise-eshte-te-rrise-pylltarine-dhe-te-krijoje-oaza-te-gjelbra-ne-qytete

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se misioni i qeverisë turke është të rrisë pylltarinë dhe të krijojë oaza të gjelbra në qytete, me kopshte publike, raporton Anadolu.

Duke folur përmes videokonferencës në ceremoninë e hapjes së nëntë Kopshteve të Kombit në Javën Mjedisore të Turqisë, presidenti Erdoğan tha se gjatë 21 viteve të fundit “ne kemi mbjellë 6,5 miliardë fidanë deri më tani dhe do të mbjellim 9 milionë fidanë sot”.

“Detyra jonë është të mbrojmë tokën, detet dhe lumenjtë tanë me menaxhim të suksesshëm të mbetjeve dhe që vendet ku jetojmë të lulëzojnë në përputhje me natyrën duke ndërtuar ndërtesa miqësore me mjedisin”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se qeveria e tij përpiqet të mbrojë natyrën dhe “po punon shumë që ndërgjegjësimi mjedisor të rrënjoset në shoqërinë tonë”.

Ai tha se me një dekret të ri që nënshkroi, java e 5 qershorit po festohet si Java e Mjedisit në Turqi nën temën “Botë e pastër, det i pastër”.

Në lidhje me nismën e Turqisë “zero mbetje”, Erdoğan tha se qëllimi kryesor i nismës, të cilën e filluan pesë vjet më parë, është parandalimi i ndotjes plastike.

Në vitin 2017, nën kujdesin e zonjës së parë Emine Erdoğan, Turqia nisi projektin e “zero mbetjeve” për të theksuar rëndësinë e eliminimit të mbetjeve në luftën kundër krizës klimatike.

Projekti ka marrë vlerësime ndërkombëtare, përfshirë edhe kreun e OKB-së Antonio Guterres, i cili shprehu mirënjohjen e tij për zonjën Erdoğan gjatë një konference në New York shtatorin e kaluar.

Dhjetorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë mbi iniciativën “zero mbetje” të paraqitur nga Turqia, duke shpallur 30 marsin Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve.

Me nismën e “zero mbetje”, shkalla e riciklimit në Turqi u rrit në mbi 30 për qind në vitin 2022 nga 13 për qind sa ishte në vitin 2017, tha Erdoğan, duke shtuar se përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për mbetjet dhe riciklimin do të vazhdojnë.

Related posts

Analiza/ Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Donad Trump?

admin

Boshnjakët në Serbi duan të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd

rezart morina

Lirohet mërgimtari që u arrestua nga Serbia në kufi

admin