RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ndjekim me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza

erdogan:-ndjekim-me-vemendje-politikat-hipokrite-te-lidereve-perendimore-lidhur-me-masakrat-ne-gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij ndjek me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza, raporton Anadolu.

Erdoğan këtë vlerësim e bëri gjatë fjalimit të tij të Punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID) që u mbajt në Sallën e Ekspozitave pranë Kompleksit Presidencial në Ankara.

“Ashtu siç kemi refuzuar islamofobinë, ksenofobinë dhe të gjitha llojet e racizmit kulturor, refuzojmë në të njëjtën mënyrë edhe antisemitizmin”, tha presidenti turk duke shtuar:

“Jemi duke ndjekur me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë, të cilat me vite na ligjërojnë për demokraci dhe liri, lidhur me masakrat në Gaza”.

“Turqia ka shfaqur qëndrim të mprehtë dhe të guximshëm jo vetëm ndaj çështjes së islamofobisë dhe ksenofobisë por edhe në krizën e Gazës që po ndodh që 7 muaj”, tha presidenti Erdoğan.

Ai tha se gjithmonë kanë mbajtur në rend dite gjenocidin që Izraeli po zbaton ndaj vëllezërve të tyre në Gaza. “Pavarësisht nga presioni i lobit global sionist ne mbrojmë qëndrimin që kemi”, tha ai.

“Kufijtë e demokracisë perëndimore përcaktohen nga interesat e Izraelit. Çdo gjë që prek interesat e Izraelit është antidemokratike dhe antisemitike në sytë e tyre”, shtoi Erdoğan.

Related posts

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Kushtrim Guraj

Rusia me plane për të përfshirë trajnimin bazë ushtarak në shkollat e mesme

Muhamet Ramadani

Presidenti i Turqisë Erdogan priti në takim kryeministrin e Shqipërisë Rama

admin