RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e antisemitizmit për protestat pro-palestineze në kampuse

dhoma-e-perfaqesuesve-miraton-projektligjin-e-antisemitizmit-per-protestat-pro-palestineze-ne-kampuse

Për projektligjin e luftën kundër antisemitizmit që u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së teksa bën të mundur shtypjen e protestave pro Palestinës në kampuse me arsyetimin se ato janë “antisemitike”, mbrohet ideja se kufizohet liria e shprehjes për ata që kundërshtojnë projektligjin, transmeton Anadolu.

Projektligji i titulluar “Akti i ndërgjegjësimit kundër antisemitizmit”, i cili u miratua me 320 vota pro dhe 91 vota kundër në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve, vendos theksin mbi temat e cilësuara si antisemitizëm në të gjithë vendin.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, i cili kontribuoi gjerësisht në miratimin e projektligjit, në deklaratën e tij ka mbrojtur idenë se protestat në mbështetje të Palestinës që vazhdojnë nëpër kampuse, i shërbejnë valës së “antisemitizmit” dhe rrisin antisemitizmin.

Projektligji në fjalë kërkon që Departamenti i Arsimit të marrë për bazë përkufizimin e antisemitizmit të miratuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe të përcaktojë ngjarjet në universitete në përputhje me këtë.

Matt Gaetz dhe disa ligjvënës të tjerë që kritikuan projektligjin, mbrojnë idenë se përkufizimi i antisemitizmit në fjalë është shumë i gjerë dhe se do të ngushtojë lehtësisht fushën e lirisë së shprehjes.

Projektligji që u dërgua në Senat dhe i cili do të shkojë në tryezën e presidentit amerikan Joe Biden, nëse miratohet, thuhet se do të rrisë edhe më shumë debatet për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe protestës në vend.

Johnson javën e kaluar vizitoi Universitetin e Kolumbisë (Columbia) dhe mbrojti idenë se ngjarjet në kampuse ishin “antisemitike” dhe se administratat e universiteteve “duhet të bëjnë atë që është e nevojshme për të hequr kampet e tendave”.

Related posts

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

admin

Franca do të japë 150 euro për ata që strehojnë refugjatë ukrainas në shtëpi

admin

Katër dezetorë rrëfejnë tmerret brenda ushtrisë ruse në Ukrainë

admin