RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Në vitin 2023 paga minimale në Turqia do të rritet me 54.5%

erdogan:-ne-vitin-2023-paga-minimale-ne-turqia-do-te-rritet-me-54.5%

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjithashtu paralajmëroi uljen e mëtejshme të inflacionit në Turqi gjatë vitit të ardhshëm.

Turqia do ta rrisë pagën minimale me 54.5 për qind nga 1 janari 2023, njoftoi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Paga minimale neto për beqarët do të jetë 8.500 lira turke (455 dollarë) në muaj, krahasuar me 5.500 lira (295 dollarë) sa ishte më par në muaj, theksoi Erdoğan.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në Turqi në muajin nëntor është ulur me 1.2 për qind krahasuar me tetorin e këtij viti. Presidenti paralajmëroi uljen e mëtejshme të inflacionit në vitin e ardhshëm.

Erdoğan tha se në procesin e përcaktimit të pagës minimale u është kushtuar vëmendje e madhe të drejtave të punëtorëve dhe punëdhënësve, duke vënë në dukje mundësinë e rishikimit të këtij vendimi dhe rritjes së re nëse lind nevoja.

Related posts

Ministri i jashtëm i BeH-së takon homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe

rezart morina

Nëntë të vdekur nga shpërthimi në minierën e thëngjillit në Indonezi

admin

“Merhamet” dhe “Logos-A”, aktivitete humanitare në disa qytetet për të prekurit nga tërmetet

admin