RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

erdogan-niset-drejt-shba-se-per-te-marre-pjese-ne-samitin-e-nato-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt kryeqytetit të SHBA-së, Washington, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të NATO-s, raporton Anadolu.

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti, Cevdet Yılmaz, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, kreu i çështjeve administrative të presidencës, Metin Kıratlı, zv/kryetari i AK Partisë, Efkan Ala, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, kreu i inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, kreu i sekretariatit të presidencës, Hasan Doğan, kryekëshilltari i presidentit për politikën e jashtme dhe sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç, kreu i industrisë së mbrojtjes në presidencë, Haluk Görgün, zv/kryetari i komunikimeve të presidencës, Çağatay Özdemir si dhe zv/kryetarja e përgjithshme e AK Partisë, Çiğdem Karaaslan.

Në kuadër të samitit planifikohet që presidenti Erdoğan të zhvillojë takime dypalëshe me disa krerë shtetesh pjesëmarrëse.

Related posts

Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez

admin

Vuçiq refuzon të takohet me Kurtin në Bruksel, kërkon largimin e policisë dhe kryetarëve nga komunat në veri

admin

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

rezart morina