RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA i jep Polonisë 2 miliardë dollarë kredi për modernizimin e ush’trisë

shba-i-jep-polonise-2-miliarde-dollare-kredi-per-modernizimin-e-ush’trise

SHBA-ja njoftoi se do t’i japë sërish Polonisë një kredi me vlerë 2 miliardë dollarësh në kuadër të programit “Financimi i Jashtëm Ushtarak (FMF)” për ta mbështetur atë në modernizimin e ushtrisë së saj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se me Poloninë është nënshkruar një marrëveshje kredie direkte FMF prej 2 miliardë dollarësh.

Siguria e Polonisë është e një rëndësie jetike për krahun lindor të NATO-s dhe u tha se Polonia planifikon të zgjerojë dhe forcojë ndjeshëm ushtrinë e saj, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se marrëveshja e huasë do të mbështesë blerjen e produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes nga Polonia nga SHBA-ja dhe se me marrëveshjen do të përshpejtohen procesi dhe përpjekjet e modernizimit të mbrojtjes së Polonisë.

Financimi që do t’i jepet Polonisë do të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit të krahut lindor të NATO-s.

SHBA-ja i dha Polonisë një kredi prej 2 miliardë dollarësh në kuadër të programit FMF në shtator 2023.

Related posts

SHBA fillon sulmet në Irak dhe Siri në kundërpërgjigje të sulmit ndaj bazës së saj

Muhamet Ramadani

Pakistani godet “bazat e terroristëve” brenda Iranit pas “shkeljes së paprovokuar të hapësirës ajrore”

Muhamet Ramadani

I dënuar me vdekje, SHBA ekzekuton me injeksion përdhunuesin serial! Vrau 40 vite më parë një grua pas abuzimit (VIDEO)

admin