RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan niset për vizitë në Ukrainë

erdogan-niset-per-vizite-ne-ukraine

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u nis për në Ukrainë për të realizuar një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në nisjen e tij nga aeroporti Esenboğa në Ankara u përcoll nga zv.presidenti Fuat Oktay, zv.prefekti i Ankarasë, Abdullah Dölek dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Ukrainë presidenti Erdoğan shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.

Related posts

40-vjetori i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

RTI

Çfarë po ndodh me iPhone? Rrezik serioz sigurie nga spiunazhi, zbulohet shkaku! Çfarë thotë Apple, një raportim i “Forbes” dhe miliona pajisje të ekspozuara

admin

Gaza: Vritet drejtoresha e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe

admin