RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: ​​Njohja e Somalilandit nga Izraeli nuk i sjell dobi askujt

erdogan:-​​njohja-e-somalilandit-nga-izraeli-nuk-i-sjell-dobi-askujt

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për vendimin e Izraelit për të njohur Somalilandin si një shtet të pavarur dhe sovran, duke theksuar se ky vendim nuk i sjell dobi as Somalisë dhe as rajonit, raporton Anadolu.

“Do të doja të përsërisja se njohja e Somalilandit nga Izraeli nuk do t’i sillte dobi as Somalilandit dhe as Bririt të Afrikës”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media në Addis Ababa me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Presidenti Erdogan tha se Ankaraja beson se vendet e rajonit duhet të zhvillojnë zgjidhje për problemet e rajonit, si dhe kërkoi që Briri i Afrikës të mos shndërrohet në “një arenë lufte për fuqitë e huaja”.

Duke theksuar marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Etiopisë, Erdogan tha se është një “burim krenarie” që më shumë se 200 kompani turke, me investime që arrijnë në 2.5 miliardë dollarë, po mbështesin punësimin e rreth 20 mijë njerëzve në Etiopi.

Related posts

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga centrali më i madh në Evropë

admin

Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i

admin

Katër anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin