RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Operacioni në rajonet veriore të Irakut dhe Sirisë nuk kufizohet vetëm me operacion ajror

erdogan:-operacioni-ne-rajonet-veriore-te-irakut-dhe-sirise-nuk-kufizohet-vetem-me-operacion-ajror

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se operacioni “Kthetra-Shpata” të cilin vendi i tij e nisi të dielën kundër organizatave terroriste në rajonet veriore të Irakut dhe Sirisë, nuk kufizohet vetëm me operacion ajror, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe bëri vlerësime në avion gjatë kthimit nga Katari.

Duke folur për operacionin “Kthetra-Shpata” ai tha se: “Nuk kufizohet vetëm me operacion ajror. Ne do të hedhim hap pasi të jepet vendimi se sa forcë duhet t’i bashkohen nga Forcat Tokësore”.

Ai theksoi se lidhur me operacionin nuk kanë zhvilluar ndonjë bisedë as me presidentin amerikan Joe Biden, e as me atë rus, Vladimir Putin.

“Ky operacion në veri të Irakut dhe Sirisë, nuk është një operacion që është kryer rastësishëm, duke thënë ‘vallë kush do të thoshte çfarë, si do të ndodh’. Ashtu siç thamë edhe më parë nëse dikush shqetëson vendin tonë, tokat tona ne do t’i bëjmë që ata të paguajnë çmimin”, theksoi Erdoğan

Ministria turke e Mbrojtjes të dielën njoftoi se Turqia goditi 89 objektiva terroriste të YPG/PKK-së gjatë sulmeve ajrore në rajonet veriore të Irakut dhe Sirisë.

Deklarata erdhi pasi Turqia filloi operacionin “Kthetra-Shpata”, një fushatë ajrore ndërkufitare kundër grupit terrorist KCK/YPG/PKK në veri të Irakut dhe Sirisë.

Ministria tha se operacioni u krye në përputhje me të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së.

Operacioni erdhi pas sulmit terrorist të 13 nëntorit në rrugën e frekuentuar “Istiklal” të Istanbulit në të cilin humbën jetën 6 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.

– Marrëdhëniet me Egjiptin

Mes tjerash, presidenti turk, duke folur me takimin që realizoi me presidentin e Egjiptit, Abdelfattah Al-Sisi në Katar të dielën gjatë ceremonisë së nisjes së Kampionatit Botëror FIFA 2022, tha se kanë hedhur një hap për nisjen e një procesi.

“Kërkesa jonë e vetme prej tyre është që të vendosim paqen me këto bisedime, kundër atyre që mbajnë qëndrim kundër nesh në Mesdhe”, tha Erdoğan duke vënë re në rëndësinë e unitetit mes popujve të të dyja vendeve.

“Shpresoj që procesin fillimisht të nisur me ministrat tanë ta çojmë në një pikë të mirë me takime të nivelit të lartë”, shtoi ai.

Related posts

Shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje masive dheu, raportohet për 24 viktima në Indi dhe dhjetëra të bllokuar, mes tyre personel mjekësor

admin

Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse në Novobërdë

RTI

Turqia thirrje Greqisë: Respekto të drejtën ndërkombëtare dhe ndalo militarizimin e ishujve të Egjeut

admin