Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se gjendja e jashtëzakonshme tremujore do të përshpejtojë përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në provincat e goditura nga tërmeti dhe se e njëjta do të hyjë në fuqi më vonë gjatë ditës, raporton Anadolu.
“Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi pas votimit të sotëm në parlament”, tha presidenti Erdoğan teksa inspektonte përpjekjet e kërkim-shpëtimit në provincën jugore Gaziantep.
Ai tha se të paktën 14.014 persona humbën jetën dhe 63.794 të tjerë u plagosën kur dy tërmete me qendër në provincën Kahramanmaraş goditën të hënën pjesën jugore të Turqisë.
Tërmetet prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë gjithashtu provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
“Qëllimi është brenda një viti të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi i plotë i 10 provincave të goditura nga tërmeti”, tha Erdoğan.
Për të përshpejtuar operacionet e kërkim-shpëtimit, Turqia të martën njoftoi se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme tremujore në provincat e goditura nga tërmeti.
“Shteti ynë ka qenë në terren me të gjitha institucionet e tij që nga momenti i tërmeteve”, shtoi Erdoğan.
Dje, presidenti i Turqisë inspektoi punën e vazhdueshme të kërkim-shpëtimit, si dhe përpjekjet e ndihmës në provincat Adana, Hatay dhe Kahramanmaraş, duke vizituar edhe një prej epiqendrave të tërmetit në Pazarcık, ku takoi të mbijetuarit që janë strehuar nëpër tenda.
Gaziantep | Deprem Bölgesi Basın Açıklamasıhttps://t.co/IDZepK2cG8
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 9, 2023