RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Përgjegjësit e barbarizmit në Gaza, ashtu si në Srebrenicë, do të japin llogari para së drejtës ndërkombëtare

erdogan:-pergjegjesit-e-barbarizmit-ne-gaza,-ashtu-si-ne-srebrenice,-do-te-japin-llogari-para-se-drejtes-nderkombetare

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se përgjegjësit e barbarizmit në Gaza, ashtu si në Srebrenicë, herët a vonë do të japin llogari para së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Erdoğan ka dërguar një video-mesazh në Ceremoninë Përkujtimore të 29-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë.

Duke kujtuar se sot është 29-vjetori i Gjenocidit të Srebrenicës, i cili la një njollë të zezë në historinë njerëzore, presidenti turk shprehu ngushëllimet e tij për familjet e pikëlluara të dëshmorëve dhe mbarë popullin boshnjak në këtë ditë të trishtë.

Duke rikujtuar fjalën e presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, se “Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin, sepse gjenocidi i harruar përsëritet”, tha se “Nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta lëmë të harrohet Srebrenica në mënyrë që një mizori e ngjashme të mos përsëritet askund në botë”.

Presidenti Erdoğan, duke kujtuar se projektrezoluta që shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës”, ku Turqia ishte bashkëprezantuese, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 23 maj, tha:

“Ne besojmë se ky vendim duhet të shërbejë si shembull për të parandaluar që një errësirë ​​e ngjashme me gjenocidin e Srebrenicës të mos përsëritet kudo në botë. Megjithatë, sot populli palestinez në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze po ekspozohet ndaj brutaliteti të ngjashëm me ato të përjetuara në Srebrenicë 29 vjet më parë. Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare po vështrojnë vrasjen e afërsisht 40 mijë njerëzve të pafajshëm, përfshirë 16 mijë fëmijë, ashtu si 29 vjet më parë. Si e gjithë bota, ne po kalojmë provën e njerëzimit dhe sinqeritetit. Përgjegjësit e barbarizmit në Gaza, ashtu si në Srebrenicë, herët a vonë do të japin llogari para së drejtës ndërkombëtare. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe autorët e masakrës të mbahen përgjegjës”.

Erdoğan po ashtu theksoi se Turqia do ta vazhdojë përgjithmonë mbështetjen për integritetin territorial, unitetin politik dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Related posts

Ambasadori gjerman takohet me presidenten Osmani

admin

Vazhdon aksioni “Brezovica” në Prishtinë, Njësitë Speciale në shtëpi të shumta

admin

Të përparojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidenti i KE

admin