RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme

erdogan-planifikon-te-bisedoje-me-putinin-per-referendumet-e-rreme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të bisedojë të enjten me presidentin rus, Vladimir Putin, për referendumet ilegale që ka mbajtur Moska në disa rajone të Ukrainës.

Erdogan ka thënë të mërkurën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për rajonet e prekura dhe që “ta bindim Putinin”.

“Do të dëshiroja që të mos mbanin referendumet, dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem përmes rrugëve diplomatike”, ka thënë ai.

Referendumet e rreme, që janë mbajtur në katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës, nuk njihen ndërkombëtarisht, sepse janë mbajtur në kundërshtim me ligjet ukrainase dhe ato ndërkombëtare.

Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin po tenton të marrë kontrollin e territoreve ukrainase përmes referendumeve, pasi diçka të tillë nuk ka arritur ta bëjë në fushëbetejë.

Turqia është anëtare e aleancës veri-atlantike të NATO-s, dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën.

Ajo është po ashtu e afërt me Rusinë.

Në bisedën telefonike mes Putinit dhe Erdoganit, dy liderët pritet të diskutojnë edhe planet për ndërtim të një stacioni të ri bërthamor në Sinop, rajon turk në Detin e Zi.

Centrali i parë bërthamor i Turqisë, Akkuyu, është duke u ndërtuar në jug të Turqisë.

Kompania shtetërore ruse, Rosatom është e angazhuar në ndërtimin e tij. /rel

Related posts

Studenti jordanez, i cili ishte aktiv për Gazën, vritet në Gjermani

admin

Dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjes për energjinë, Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

admin

Serbi: Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes

rezart morina