RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Po përballemi me “katastrofë”, shkalla e lindshmërisë bie në 1,48

erdogan:-po-perballemi-me-“katastrofe”,-shkalla-e-lindshmerise-bie-ne-1,48

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbajti fjalë në Simpoziumin e Familjes dhe Kulturës-Artit në kryeqytetin Ankara, duke vënë në dukje, siç tha ai, sfidat në rritje me të cilat po përballet institucioni i familjes, transmeton Anadolu.

Duke u fokusuar te sfidat ndaj familjes, Erdogan tha: “Po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT, pa lejuar asnjë lëshim apo pakujdesi”.

Ai theksoi se Turqia po e mbron familjen në një periudhë kur kapitalizmi global po hap fronte të reja, ndërsa imperializmi kulturor dhe rrethimi digjital po intensifikohen në mbarë botën.

Presidenti turk paralajmëroi gjithashtu për një krizë demografike, duke thënë se “aktualisht po përballemi me një katastrofë”, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se niveli i përgjithshëm i fertilitetit në vend ka rënë në 1,48 vitin e kaluar.

Erdogan tha se rënia e normës së lindshmërisë tingëllon “si kambanë alarmi për të ardhmen tonë” dhe se “askush që kujdeset për fatin e këtij vendi nuk mund të jetë indiferent”.

Related posts

Kryeministri hungarez mbështet ish-presidentin amerikan, Donald Trump

admin

Gjykata Kombëtare e Spanjës nis hetime ndaj zyrtarëve ushtarakë izraelitë për ndalimin e flotiljes me destinacion Gazën

Hevzi

Çfarë dihet deri më tani për Faton Hajrizin, në vendin e ngjarjes shihen shumë forca policore, ambulanca e helikopterë

admin