RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan premton rritjen e pagave të nëpunësve civilë

erdogan-premton-rritjen-e-pagave-te-nepunesve-civile

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot paralajmëroi rritje të pagës minimale të nëpunësve civilë në 22 mijë lira turke (rreth 1.030 euro), raporton Anadolu.

“Ne do të rrisim pagën minimale të nëpunësve civilë jo më pak se paga minimale e punonjësve publikë. Në korrik, paga minimale e nëpunësve civil do të arrijë në 22 mijë lira turke”, tha Erdoğan në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shtoi se rritja e pagave të nëpunësve civilë gjithashtu “do të reflektohet automatikisht në pagën e pensionit. Unë e udhëzova ministrin tonë që të përfundojë këtë punë deri në korrik”.

Të martën, Erdoğan njoftoi rritje pagash prej 45 për qind për 700 mijë punonjës publikë, duke rritur pagën minimale të punonjësve publikë në 15 mijë lira turke (rreth 702 euro).

Related posts

Erdoğan: Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt nuk përputhet me arsyen dhe aleancën – VIDEO

admin

Përleshje të reja në kufirin Tajlandë–Kamboxhia, luftimet hyjnë në javën e dytë

admin

Katari shtyn për ‘fazën e dytë’ të negociatave për paqen në Gaza

admin