RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gazetarja palestineze Abu Akleh e qëlluar nga forcat izraelite përkujtohet në vitin e parë të vdekjes

gazetarja-palestineze-abu-akleh-e-qelluar-nga-forcat-izraelite-perkujtohet-ne-vitin-e-pare-te-vdekjes

Gazetarja e televizionit Al Jazeera, Shireen Abu Akleh e cila u vra nga ushtarët izraelitë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar më 11 maj 2022, u përkujtua në varrin e saj me rastin 1-vjetorit, transmeton Anadolu.

Vrasja e gazetares Shireen Abu Akleh (51) nga ushtarët izraelitë e cila kishte nënshtetësi palestineze dhe amerikane, gjatë detyrës ishte një nga ngjarjet që tërhoqi reagimin më të madh të komunitetit ndërkombëtar lidhur me vrasjet e civilëve në territoret e pushtuara palestineze.

Të afërmit, miqtë dhe kolegët e Shireen vizituan varrin e gazetares palestineze në varrezat e malit Sion (të krishterë) në Kuds me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së saj.

Vizitorët vendosën lule në varrin e Abu Akleh. Në ceremoninë përkujtimore, disa nga kolegët e saj kishin veshur bluza me shkrimin “Drejtësi për Shireen”.

Abu Akleh, një gazetare veterane në terren për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, u qëllua për vdekje nga zjarri i ushtarëve izraelitë më 11 maj të vitit të kaluar, teksa po ndiqte sulmin e forcave izraelite në një kamp refugjatësh në qytetin e Bregut Perëndimor të Jeninit.

Në këtë incident, kolegu i saj Ali es-Sumudi, i cili ishte me Abu Akleh, u plagos.

Vrasja e gazetares Abu Akleh, derisa ishte në detyrë dhe kishte veshur një jelek antiplumb me mbishkrim “Press”, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë me plumba të vërtetë.

Related posts

Osmani takon Papë Françeskun

admin

Myftiu Tërnava priti në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, z. Selim Argun

admin

Prokuroria në Pejë nis hetime në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë

admin6