Duke theksuar se Lionel Messi i Argjentinës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë nuk mund të krahasohen, presidenti turk të dielën tha se ky i fundit i është nënshtruar një “ndalimi politik” në Kupën e Botës.
“Ata e kanë shpërdoruar Ronaldon. Fatkeqësisht, ata kanë vendosur ndalim politik ndaj tij. Dërgimi i një futbollisti si Ronaldo në fushë me vetëm 30 minuta të mbetura në ndeshje, i rrënoi psikologjinë dhe i hoqi energjitë,” tha Recep Tayyip Erdogan në një ngjarje me të rinjtë në provincën lindore të Erzurumit.
“Ronaldo është dikush që qëndron për çështjen palestineze,” shtoi ai.
37-vjeçari hyri si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut, në të cilën Portugalia humbi 1-0. Ai kishte qenë në stol për të startuar edhe kundër Zvicrës, duke u paraqitur si zëvendësues.
Ronaldo, i vetmi lojtar që shënoi në pesë Kupat e Botës, përjetoi trishtimin e madh të eliminimit nga Botërori i tij i fundit dhe nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët teksa ecte nëpër korridorin e dhomës së zhveshjes.
Përveç talentit të tij në futboll, Ronaldo konsiderohet si një person i ndjeshëm, duke shprehur mbështetje për njerëzit e shtypur në mbarë botën. /mesazhi
Erzurum Gençlik Buluşması https://t.co/NPKcTWKnRs
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) December 25, 2022