RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Rreth 650.000 shtëpi të reja në rajonet e tërmeteve

erdogan:-rreth-650.000-shtepi-te-reja-ne-rajonet-e-termeteve

Në një mesazh me rastin e Fitër Bajramit, festës së myslimanëve pas Ramazanit, presidenti turk, foli edhe për zgjedhjet e 14 majit dhe tha se pret që çdo individ nga 85 milionë, veçanërisht rinia, të qëndrojë me ata në këtë luftë sfiduese.

Rreth 650.000 shtëpi të reja do të ndërtohen në rajonet e Turqisë të goditura së fundmi nga tërmetet e fuqishme, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, të enjten (20 prill).

Recep Tayyip Erdoğan tha se muaji i bekuar mysliman i Ramazanit kaloi me zemër të rënduar në Turqia për shkak të humbjeve në tërmetet e 6 shkurtit, duke shtuar: “Ne po shërojmë plagët e fatkeqësisë së shekullit me solidaritetin e shekullit”.

“Ne planifikojmë të ndërtojmë 650.000 shtëpi të reja, duke përfshirë 507.000 banesa dhe 143.000 shtëpi fshati, në zonën e tërmetit. Ne do t’i dorëzojmë 319.000 prej tyre pronarëve të tyre brenda një viti”, tha Erdoğan në një mesazh me rastin e fillimit të Fitër Bajramit, festës së myslimanëve pas Ramazanit.

Erdoğan tha se shumica e mbetjeve nga tërmetet ishin pastruar dhe procesi i ndërtimit të mbi 100.000 rezidencave dhe shtëpive të fshatit pas fatkeqësisë ka filluar.

“Me largimin e gjurmëve të tërmeteve, jeta në rajon po kthehet gradualisht në ritmin e saj normal”, shtoi ai.

“Besojmë se pas Bajramit, kthimet në rajon, përfshirë hapjen e shkollave do të marrë hovin. Edhe pse nuk mund t’i kthejmë humbjet tona, ne jemi të vendosur t’u dorëzojmë shtëpi të reja vëllezërve dhe motrave tona viktima të tërmetit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të muajit të ardhshëm, në të cilat Erdoğan kërkon një mandat të ri, ai tha: “Ne do të përfundojmë zgjedhjet e 14 majit me mbështetjen e kombit tonë dhe do të sigurojmë që rindërtimi dhe ringjallja e zonës së tërmetit të vazhdojë pandërprerë”.

“Ne presim që çdo individ nga 85 milionë, veçanërisht rinia jonë, të qëndrojë me ne në këtë luftë të shenjtë dhe sfiduese,” tha ai.

“Ne besojmë se kombi ynë do të favorizojë edhe një herë veprat në vend të fjalëve, veprimet në vend të retorikës, shërbimet në vend të manipulimit. Falënderoj paraprakisht të gjithë qytetarët e mi që mbrojnë vizionin tonë për Shekullin e Türkiyes dhe na mbështesin me lutjet e tyre”, shtoi ai.

Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën provincat e shumta turke, duke marrë mbi 50.000 jetë njerëzish.

Rreth 14 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë.

Related posts

OBSH: Njerëzit në Gaza po përballen me urinë

rezart morina

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e Komunës së Leposaviqit

admin

Turqi: 625 foshnja lindën në spitalin në Kahramanmaraş pas tërmetit

admin