RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francezët vazhdojnë trazirat në Paris

francezet-vazhdojne-trazirat-ne-paris

Dhjetëra punëtorë francezë të hekurudhave kanë djegur gjësende në stacionin e trenave në Paris teksa ka vazhduar greva e tyre kundër reformës pensionale të miratuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Franca është përfshirë në protesta masive në javët e fundit kundër planit për ngritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjet.

Zjarri në stacionin e trenave është organizuar nga disa sindikata dhe shërbimet nënurbane të Parisit.

Këto sindikata kanë thënë se me protesta synojnë të bllokojnë Ligjin e reformave pensionale.

Një prej protestave më të mëdha pritet të organizohet më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Presidenti Macron dhe qeveria e tij kanë bërë përpjekje për t’u tërhequr nga trazirat që kanë përfshirë Francën pasi ligji mori miratimin e Këshillit Kushtetues gjatë javës së kaluar.

Presidenti Macron miratoi ligjin pa votë në Asamblenë Kombëtare, duke përdorur një të drejtë kushtetuese që mund të shmangte Asamblenë.

Ndërkaq Këshilli Kushtetues ka deklaruar se ligji përkon me Kushtetutën e Francës teksa ka pamundësuar mbajtjen e referendumeve për rrëzimin e Ligjit për reformën pensionale. /koha

Related posts

Asetet e ngrira ruse, diplomati Kirill Logvinov: BE do të detyrohen herët a vonë t’i kthejë vendit tonë atë që i ka vjedhur

admin

Shmyhal: Ukraina ka sipërfaqen më të madhe të minuar në botë

admin

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

admin