RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: SHBA-ja duhet të largohet nga bregu lindor i Eufratit

erdogan:-shba-ja-duhet-te-largohet-nga-bregu-lindor-i-eufratit

Operacioni i ri ushtarak në veri të Sirisë do të jetë në tryezë derisa të zgjidhen çështjet e sigurisë së Turqisë.

SHBA duhet të largohen nga bregu lindor i Eufratit dhe se ky ishte një konstatim që doli nga procesi i Astanës, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në takimin me gazetar në avion gjatë kthimit nga Teherani, kryeqyteti i Irani, ku mori pjesë në Samitin e 7-të trepalësh në formatin e Astanës me homologët e tij të Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi.

“SHBA-ja tani duhet të largohet nga bregu lindor i Eufratit. Ky është një konstatim që doli nga procesi në Astanës, sepse Amerika është ajo që po ushqen organizatat terroriste atje”, tha Erdoğan.

Presidenti turk iu referua gjithashtu mundësisë së një operacioni të ri ushtarak në Siri.

“Operacioni i ri ushtarak në veri të Sirisë do të jetë në tryezë derisa të zgjidhen çështjet e sigurisë së Turqisë”, deklaroi Erdoğan.

Mes tjerash ai shtoi se duan duam që Rusia dhe Irani të jenë me ata në luftën kundër organizatave terroriste 30 kilometra në jug të kufirit sirian. Sipas presidentit Erdoğan Ata duhet të t’ju japin mbështetjen e duhur.

Këtë javë plani për drithërat ukrainase

Pas takimit të delegacioneve ushtarake të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe përfaqësuesve të OKB-së për transportin detar të drithërave ukrainas, u dakordua që në Stamboll të ngrihet qendra e koordinimit ku do të vendosen përfaqësues të të gjitha palëve.

“Këtë javë duam ta lidhim memorandumin në një tekst të shkruar. Shpresojmë që plani të fillojë të zbatohet në ditët në vijim”, tha presidenti turk.

I pyetur për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, Erdoğan tha se, “Turqia nuk do të ketë një qëndrim pozitiv për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse nuk i përmbushin premtimet e tyre për luftën kundër terrorizmit”. /aa

Related posts

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Po përgatitemi për takimin e nivelit të lartë në shtator

admin

Putin: Dorëzimi i sistemeve “Patriot” nga SHBA-ja Ukrainës do të shkaktojë zgjatjen e konfliktit

admin

Michel: T’ia ndalim oksigjenin makinerisë luftarake të Rusisë

admin