RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: ‘Shekulli i Turqisë’ do të forcohet me një kushtetutë të re

erdogan:-‘shekulli-i-turqise’-do-te-forcohet-me-nje-kushtetute-te-re

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëjë kurrë kompromis për sundimin e ligjit, raporton Anadolu.

“Sundimi i ligjit është qëllimi ynë i përbashkët dhe vijë e kuqe. Është detyra jonë të parandalojmë qortimet nga shoqëria duke rritur cilësinë e shërbimeve të drejtësisë dhe duke rritur besimin tek gjyqësori”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni në kryeqytetin Ankara me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor.

Siç theksoi ai, asnjë qytetar nuk duhet të dyshojë se gjykata është dera e drejtësisë. “Për këtë arsye, ne nuk mund të bëjmë kurrë kompromis mbi parimin e sundimit të ligjit”, tha presidenti turk, duke theksuar se Turqia vazhdon çdo vit të prezantojë paketa të reja gjyqësore.

Pas një zotimi që bëri para rizgjedhjes së tij në muajin maj, presidenti Erdoğan përsëriti premtimin e tij për futjen e një kushtetute të re civile për Turqinë.

“Premtimi ynë për kombin do të jetë një kushtetutë e klasit të parë, që plotëson demokracinë, ekonominë dhe liritë e klasit të parë. Vizioni ynë për ‘Shekullin e Turqisë’ do të forcohet me një kushtetutë të tillë”, tha Erdoğan.

“Me hapjen e parlamentit, ne do të fillojmë përsëri nismat tona për të rrënjosur demokracinë turke me një kushtetutë të re”, shtoi ai.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u paraqit pas një grusht shteti ushtarak në vitin 1980.

Presidenti Erdoğan vazhdimisht ka kërkuar që të hartohet një kushtetutë e re nën sundimin civil.

Related posts

Kovaçevski: Vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër

admin

Meloni: Italia do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” si vëzhguese

RTI

Shefi i politikës së jashtme të BE-së dënon su’lmin iz’raelit në Bejrut që vr’au 7 punonjës mjekësorë

Muhamet Ramadani