Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur dëshirën e Turqisë për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu.
“Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtare e përhershme, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai pas namazit të xhumasë në Istanbul.
Erdoğan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.
Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA – dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.