RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia do të thajë kënetën terroriste në veri të Sirisë dhe Irakut

erdogan:-turqia-do-te-thaje-keneten-terroriste-ne-veri-te-sirise-dhe-irakut

Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër organizatave terroriste si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj në veri të Sirisë dhe Irakut, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre”, tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi rëndësinë e zgjidhjes së plotë të problemit të terrorizmit.

“Ne do ta thajmë plotësisht kënetën e terrorit, e cila po i afrohet fundit brenda kufijve tanë, dhe në veri të Irakut dhe Sirisë”, tha Erdoğan në një ceremoni të punësimit të 45 mijë mësuesve në Istanbul.

Në ceremoninë e punësimit të 45 mijë mësuesve të rinj, Erdoğan tha se ky është numri më i madh në historinë e Turqisë, sa i përket shpërndarjes punonjësve të arsimit me një vendim.

Gjysma e mësuesve të punësuar, siç tha presidenti turk, shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste disa dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.

Related posts

“Në Ukrainë nuk ka ekzistuar kurrë synimi për të përdorur armë bërthamori”- Putin dy ditë para zgjedhjeve presidenciale: Rusia është e gatshme për negociata, por…

admin

Të rinjtë në BE jetojnë me prindërit mesatarisht deri në moshën 26-vjeçare

admin

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit

admin