RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani: Energjia elektrike, deri në 60 % më shtrenjtë vitin e ardhshëm

gjermani:-energjia-elektrike,-deri-ne-60-%-me-shtrenjte-vitin-e-ardhshem

Ndërmarrjet komunale gjermane për furnizimin me energji elektrike njoftuan sot se presin rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike në vitin e ardhshëm. Vlerësimet janë se çmimi mund të rritet me rreth 60 për qind, raporton HINA.

Sipas raportimeve, çmimet e energjisë elektrike aktualisht po rriten më ngadalë se çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndërmjet 30 dhe 60 për qind (në varësi të furnizuesit) në krahasim me periudhën para luftës në Ukrainë.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Furnizimit me Energji, Robert Habek (nga Partia e Gjelbër), çmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen nëse qeveria nuk ndërhyn në treg dhe nuk kufizon marzhet e kompanive të energjisë.

“Nëse nuk ndërmarrim hapa vendimtarë dhe të reformojmë menjëherë tregun e energjisë elektrike, çmimet mund të dyfishohen,” tha Habek. Megjithatë, ai mendon se situata mund të normalizohet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Aktualisht ka një debat brenda qeverisë federale për një ngrirje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike. Thuhet se kancelari Olaf Scholz (SPD) gjithashtu mbështet vendosjen e tavanit të çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe sipërmarrësit e vegjël. /euronews

Related posts

Arabia Saudite dhe Kina diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë

admin

Turkoviç letër Daçiçit: Ardhja juaj për shënimin e 9 Janarit rrënon marrëdhëniet BeH-Serbi

admin

Të paktën 41 gra u vranë gjatë trazirave në burgun e grave në Honduras

admin