Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka mposhtur të gjitha pengesat për të luftuar terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në asamblenë e përgjithshme të Konfederatës Turke të Shoqatave të Punëdhënësve (TISK) në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha: “Gjendja e Perëndimit në luftën e tij kundër terrorizmit është evidente, por Turqia ka tejkaluar të gjitha pengesat për të luftuar terrorizmin”.
Erdoğan gjithashtu u shpreh se Turqia i ka dhënë fund terrorizmit në burimin e tij, duke reaguar ndaj atyre që kritikojnë përpjekjet kundër terrorizmit të Ankarasë në rajonin Ayn al-Arab.
“Kobani (Ayn al-Arab) tashmë ka përfunduar (në luftimin e terrorit). Në Idlib, në Kobani, ne po marrim të gjitha masat e nevojshme, i kemi marrë dhe do t’i marrim që tani e tutje”, shtoi ai.
Organizata terroriste YPG/PYD/PKK kërkon të rekrutojë anëtarë nga zonat siriane Ayn al-Arab, Qamishli, al-Malikiyah, Darbasiyah, al-Hasakah, Raqqa, Deir ez-Zor dhe Munbixh.
Turqia kërkon që grupi terrorist të largohet nga Munbixhi, i cili u pushtua nga YPG/PKK në gusht të vitit 2016.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.
Presidenti Erdoğan u zotua të rrisë miqtë e Turqisë, megjithatë shtoi se “armiqtë tanë do ta dinë vendin e tyre”.
“Kur përballemi me një kërcënim për mbijetesën tonë, ne mund të arrijmë fitore që askush nuk i pret”, tha ai.
“Një Turqi që tentohet të tërhiqet në kriza artificiale, e lëre më të përkulet, ka qenë në rritje, dhe kjo do të vazhdojë”, u zotua presidenti Erdoğan.
Turqia, shtoi ai, tani merr vendimet e veta në politikë, ekonomi, diplomaci dhe vendimet ushtarake, ndërsa gjithashtu krijon infrastrukturën e saj dhe vendos qëllimet e veta.
“Fati ynë nuk është më në duart e askujt. Tani kombi ynë përcakton fatin tonë”, tha Erdoğan.
TİSK Genel Kurulu https://t.co/AmXuJPdeLY
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) December 6, 2022