RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia ‘më shpresuese se kurrë’ për blerjen e avionëve F-16

erdogan:-turqia-‘me-shpresuese-se-kurre’-per-blerjen-e-avioneve-f-16

Turqia është “më shpresuese se kurrë” për blerjen e avionëve F-16 nga SHBA-ja, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.

“Pritja jonë është që të arrijmë një rezultat pozitiv. Unë jam më shpresues se kurrë (për këtë çështje)”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi në fund të samitit të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit, ai tha se lufta intensive kundër terrorizmit është e domosdoshme për Turqinë.

“Presim një qëndrim të vendosur dhe të qartë nga aleatët tanë për këtë çështje”, shtoi ai.

Duke folur për djegien e Kuranit në Suedi, presidenti turk tha se sulmi ndaj vlerave të shenjta të njerëzve nuk është liri e fjalës, por “barbarizëm, primitivitet dhe lloj akti terrorist”.

Vendet që votuan kundër rezolutës që dënon aktin e djegies së Kuranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së “duhet të rishqyrtojnë” të kuptuarit e tyre për lirinë dhe të drejtat e njeriut, porositi ai.

Të martën, Britania, SHBA-ja dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtuan dënimin e djegies së Kuranit gjatë një debati urgjent në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë mbi rritjen e sulmeve kundër librit të shenjtë musliman.

Në lidhje me kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, Erdoğan tha: “Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë do të votojë mbi protokollet e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Deputetët tanë do ta ndjekin nga afër këtë çështje”.

“Turqia ka mbështetur gjithmonë politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Ne kurrë nuk kemi penguar pranimin e ndonjë vendi në aleancë për arsye arbitrare”, shtoi ai.

Duke iu referuar marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, e cila do të skadojë më 17 korrik, udhëheqësi turk tha se Ukraina dëshiron të zgjasë marrëveshjen dhe se janë duke vazhduar përpjekjet për të adresuar “sugjerimet” e Rusisë.

“Nëse Rusia dhe Ukraina ofrojnë ose pranojnë ndërmjetësim, Turqia do të ishte e lumtur të pranonte”, tha Erdoğan.

Related posts

Rusia thotë se ka rritur prodhimin e armëve me saktësi të lartë

admin

Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

admin

Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, po vazhdon aktivitetet e saj me nxënës

admin