RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia nuk e ka problemin e krizës energjetike dhe ushqimore – VIDEO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se shqetësimet po rriten në vendet perëndimore nga krizat energjetike dhe ushqimore, duke shtuar se Turqia “nuk e ka një problem të tillë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me afrimin e sezonit të dimrit, shqetësimet lidhur me energjinë dhe ushqimin po rriten në Perëndim. Ne nuk kemi shqetësime të tilla”, tha Erdoğan në një ngjarje në kryeqytetin Ankara.

Gjatë vizitës së realizuar javën e kaluar në kryeqytetin çek, Pragë, ku mori pjesë në një samit evropian, Erdoğan tha se shumë nga liderët e pranishëm flisnin se si do ta kalonin dimrin.

“I dëgjova këto shqetësime. Liderët po mendonin vetëm për momentin aktual. Fatkeqësisht, ata nuk po i vlerësonin zhvillimet midis Rusisë dhe Ukrainës me arsye të shëndoshë”, tha ai.

Erdoğan shtoi se miliona njerëz, nga Afrika e deri në Azi, përballen me vështirësi për të pasur produktet bazike ushqimore.

Ai theksoi se mbi 7 milionë tonë drithëra ukrainase janë dërguar në tregjet botërore nëpërmjet Turqisë që nga nënshkrimi i marrëveshjes në korrik që hapi një korridor detar përmes Detit të Zi.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

 

Related posts

“Vritini të parët”: miku gjenocidist i Edi Ramës zbulon doktrinën e re izraelite bazuar në Talmud

Hevzi

Përfundon takimi i Escobarit me opozitën, Krasniqi: Partneriteti me SHBA-në është i paalternativë

admin

“Tani është koha që Evropa të flasë drejtpërdrejt me Rusinë”- Presidenti finlandez: Kemi folur me liderët e BE-së se kush duhet të komunikojë, paqja jo këtë vit

admin