RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Jemen dhe Somali

erdogan:-turqia-po-ndjek-nga-afer-zhvillimet-ne-jemen-dhe-somali

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një telefonate me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar se Turqia po “ndjek nga afër” zhvillimet në Jemen dhe Somali, duke përmendur rëndësinë e stabilitetit për mbrojtjen e integritetit territorial të të dy vendeve, transmeton Anadolu.

Gjatë telefonatës, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimit, Erdogan dhe bin Salman diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në përpjekjet për të bashkuar palët që janë në mosmarrëveshje në Jemen.

Ai gjithashtu tha se Ankaraja synon të forcojë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Arabisë Saudite duke ndërmarrë hapa shtesë në ditët në vijim.

Presidenti turk gjithashtu paralajmëroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet me fillimin e dimrit dhe se Turqia vazhdon të punojë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe rindërtim në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Related posts

Myslimanët në Slloveni kërkojnë që në shkolla të futet menyja pa mish derri

admin

Osmani pritet me nderime të larta në Kroaci

Muhamet Ramadani

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Irfan Jahiu