Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se status quo-ja e krijuar nga lufta e parë dhe e dytë botërore nuk i shërben më botës dhe nevojitet një epokë e re, duke shtuar se Turqia synon të jetë ndër liderët e kësaj epoke, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 10-të të Këshillit Botëror të Biznesit Turk (DTIK), të mbajtur në Istanbul, presidenti Erdoğan u shpreh se Turqia mund të arrijë rezultate të suksesshme në botë duke përfituar nga çdo zhvillim në shkallë globale.
Duke folur për diasporën turke, ai tha se numri i shtetasve turq që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vende të tjera arrin në 8 milionë.
Ai tha se kësaj shifre duhet t’i shtohen edhe shtetet turke dhe anëtarët dhe vëzhguesit e Organizatës së Shteteve Turke, shtetet e Kaukazit, Ballkanit dhe botës islame.
Erdoğan u shpreh se Turqia po punon për të përmirësuar lidhjet ekonomike, sociale dhe politike nëpërmjet institucioneve të tilla si DTIK.
“Kështu, së bashku do të hapim një epokë të re si për vendlindjen, ashtu edhe për vëllezërit dhe motrat tona në diasporë”, theksoi ai.
Erdoğan tha gjithashtu se Turqia nuk e ka mjaftueshëm të rregulluar fuqinë e diasporës së saj, veçanërisht në vendet perëndimore, duke shtuar se diasporat tjera më të dobëta kanë pasur më shumë fuqi në anën politike.
Turqia vazhdon të zhvillohet
Ömer Bolat, ministri turk i Tregtisë, tha se pavarësisht tërmeteve shkatërruese të këtij viti, Turqia po ruan qëndrueshmërinë dhe po vazhdon të zhvillohet.
Teksa tregtia botërore është në një periudhë ngadalësimi, Bolat tha se Turqia synon të arrijë 255 miliardë dollarë në mallra dhe 110 miliardë dollarë në eksporte shërbimesh deri në fund të këtij viti.
Ai tha se Turqia u bë një qendër në tregti, investime dhe turizëm, duke shtuar se Turqia vazhdon të diversifikojë produktet dhe destinacionet e saj tregtare duke arritur më shumë marrëveshje tregtare.
Nail Olpak, kryetar i Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë (DEIK), tha se DTIK ka dy misione kryesore: të mbështesë turqit që jetojnë jashtë ekonomikisht dhe politikisht për t’i fuqizuar ata dhe Turqisë, dhe përfitimi nga përfaqësuesit e diasporës për të promovuar Turqinë në mbarë botën.
Duke theksuar se DTIK ka gjashtë drejtori kryesore rajonale dhe zyra menaxhuese, ai tha se pjesëmarrësit nga mbi 130 vende do të zgjedhin drejtorët dhe menaxherët të shtunën në Stamboll.
Si pjesë e ceremonisë, një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga Kubanychbek Omuraliev, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Turke dhe Olpak, i cili është edhe kryetar i DTIK.
Deprem Gerçeği ve Kentsel Dönüşüm Şûrasıhttps://t.co/gKfVHyyVLM
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 15, 2023