RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin Derna

libi,-55-femije-jane-helmuar-nga-uji-i-ndotur-ne-qytetin-derna

Të paktën 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin bregdetar libian Derna, i cili u godit veçanërisht rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel që goditi vendin fundjavën e kaluar, raporton Anadolu.

“Ne zbuluam 55 raste të kontaminimit me ujë të papërshtatshëm për konsum dhe pije në Derna, të gjithë janë fëmijë”, tha Haidar al-Sayeh, kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë së unitetit.

Rastet e helmimit kanë ndodhur mes familjeve të zhvendosura, për shkak se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, shpjegoi ai.

Këshilli i Qytetit të Derna më herët gjatë ditës paralajmëroi kundër “përdorimit të ujit nga puset e vendosura brenda qendrës së qytetit”.

Të paktën 6 mijë njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës së kaluar në Libinë lindore, sipas shifrave zyrtare.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia Daniel përfshinë disa zona të dielën në Libinë lindore, veçanërisht Bengazin, Al-Bayda dhe Al-Marj, si dhe Soussa dhe Derna.

Related posts

Norvegji, organizohet fushatë për donacion të dronit turk Bayraktar TB2 për Ukrainën

admin

BE-ja planifikon ofensivë diplomatike në Amerikën Latine për t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe kinez

admin

Gruaja izraelite: Anëtarët e Brigadave Kassam i mbronin pengjet nga sulmet “me trupat e tyre”

admin6