RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan udhëton drejt Kazakistanit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

erdogan-udheton-drejt-kazakistanit-per-te-marre-pjese-ne-samitin-e-organizates-se-bashkepunimit-te-shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi sot drejt Astanës, kryeqytetit të Kazakistanit, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), raporton Anadolu.

Nga sot, Astana është mikpritëse e takimit dyditor të 24-t të Këshillit të krerëve të shteteve të SCO-së.

Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimșek, këshilltari i tij kryesor Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

SCO-ja u themelua në vitin 2001 me Rusinë, Kinën dhe fuqitë e Azisë Qendrore, dhe më vonë përfshiu Indinë, Iranin dhe Pakistanin.

Ai pritet të zgjerohet pasi Bjellorusia, e cila ka status vëzhguesi së bashku me Mongolinë dhe Afganistanin, po mendon t’i bashkohet bllokut si anëtare e plotë. Rreth 14 vende, përfshirë Turqinë, kanë statusin e partnerit në dialog.

Related posts

U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet një serb në Zveçan

admin

Një nga grabitjet më të mëdha në SHBA, zbulohet si u vodhën 30 mln euro

admin

Ndahet nga jeta dijetari i njohur jemenas Sheikh Abdul Mexhid al-Zindani

RTI