Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodoymyr Zelenskyy, në Pallatin Vahdettin në Istanbul, raporton Anadolu.
Në konferencën për media, presidenti Erdoğan u shpreh se Ukraina meriton anëtarësimin në NATO.
“Turqia ka bërë përpjekje për të parandaluar luftën Rusi-Ukrainë, përkundër asaj çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet Turqi-Ukrainë janë të fuqishme në të gjitha aspektet”, tha gjithashtu ai, duke shtuar se vendi i tij ka bërë përpjekjet më intensive për t’i dhënë fund luftës Rusia-Ukrainë përmes bisedimeve në bazë të ligjit ndërkombëtar.
Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se shpreson në zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi e cila skadon më 17 korrik, duke paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit rus Vladimir Putinit në Türkiye për muajin e ardhshëm.
Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Ukrainës.
“Jam këtu në Stamboll për të falënderuar të gjithë ata që dëshirojnë paqe për shtetin dhe popullin tonë”, shtoi ai.
Ukrayna Devlet Başkanı Volodimir Zelenski ile Ortak Basın Toplantısı https://t.co/eFIg4Inm52
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 7, 2023