RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan vizitë në Shtëpinë e Bardhë më 9 maj

erdogan-vizite-ne-shtepine-e-bardhe-me-9-maj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë SHBA-në në fillim të muajit maj, sipas mediave turke. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Erdogan pritet të takohet më 9 maj me presidentin amerikan Joe Biden.

Kjo do të jetë vizita e parë e Erdogan në Uashington nën presidencën e Joe Biden, pas vitesh tensionesh mes marrëdhënieve SHBA-Turqi.

Recep Tayyip Erdogan do të jetë më 22 prill në Bagdad, ku do të parashtrojë kërkesën për një përgjigje të përbashkët të Turqisë dhe Irakut ndaj organizatës kurde PKK.

Më 15 mars, një delegacion i lartë turk i kryesuar nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes dhe me pjesëmarrjen e kreut të shërbimit inteligjent MIT vizitoi Bagdadin.

Në të njëjtën kohë, para disa ditësh Milliyet kishte raportuar se më 23 prill do të zhvillohet vizita e shumëpritur e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi. /abcnews

Related posts

“Financon grupet terroriste dhe mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë!”- SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

admin

KFOR-i Turk rinovon nëntë klasa në shkollën “Ymer Prizreni”

rezart morina

Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë RheinMetall MAN HX2

rezart morina