Pesë persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i pemëve pasi erërat e forta goditën Poloninë jugore të hënën, duke arritur një shpejtësi prej 155 km/h në pjesët më të larta të maleve Tatra. Në qytetin Rabka-Zdrój, dy gra dhe një gjashtë vjeçare vdiqën pasi një pemë ra mbi ato, thanë zjarrfikësit, shkruajnë mediat e huaja.