RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erion Veliaj drejt fitores, kalon 11 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

erion-veliaj-drejt-fitores,-kalon-11-mije-vota-para-kandidatit-belind-kellici

Vijon me ritme të shpejta prej disa orësh numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 224 qendra votimi nga 941 në total.

Sipas raportimit të minutave të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 34196 vota (53.34%%), rreth 11 mijë vota diferencë nga kandidati Këlliçi.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 22654 vota (35.33%). Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 2924 vota (4.56%). Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 561 vota. Arlind Qorri ka siguruar 3225 vota, ndërsa Marko Dajti 553 vota.

Janë edhe 717 qendra votimi ende pa hapur dhe shifrat e reja mund të përmbysin rezultatin.

Në bashkinë e Kamzës Rakip Suli siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi PS. /tch

Related posts

Dhjetëra mijëra izraelitë në rrugët e Tel Avivit kundër reformës gjyqësore

rezart morina

I shoqi akuzohet se e vrau dhe fshehu kufomën, gjenden rrobat e 42-vjeçares! Si bashkëshorti e hoqi qafe pasi nisi lidhje me një grua tjetër, i frikësohej humbjes së pronave

admin

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri

admin