Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar është deklaruar sërish në lidhje me zhvillimet Kosovë-Serbi.
Me këtë rast, emisari amerikan ka deklaruar se Kosova do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Escobar tha se Asociacioni nuk do të ndalet, por dilemë është vetëm koha se kur do të ndodhë.
“Kur flas për këtë si kërkesë, nuk dua të shkaktoj një konfrontim apo ta paraqes atë si një sfidë. Fakti është se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit… do të realizohet. Pyetja e vetme është sa shpejt do të ndodhë. Pjesa e dytë, cili model do të zbatohet. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmendi disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj Asociacioni në BE, për t’u dhënë pakicave të drejtën e vetëqeverisjes, e cila nuk ndikon në funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon në afrimin e vendeve. Ne dëshirojmë që njëri prej atyre modeleve të jetë model për komunitetin e komunave me shumicë serbe”, u shpreh Escobar.
Ndryshe emisari amerikan nesër do të vizitojë Kosovën, një ditë para se në Ohër të takohet takimi në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim pritet që pikë kyçe të jetë plani evropian. Në lidhje me këtë plan pajtueshmëri ka patur në mes dy palëve, por asnjë nënshkrim nuk është hedhur në letër.
Kësisoj kryeministri Kurti deklaroi se në takimin e 27 shkurtit ishte pala serbe që kundërshtoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke kërkuar ndryshime në të./