RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar e Lajçak i kërkojnë Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për qetësimin e situatës në veri

escobar-e-lajcak-i-kerkojne-osmanit-gjetjen-e-nje-zgjidhjeje-te-shpejte-per-qetesimin-e-situates-ne-veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me homologun e amerikan, Gabriel Escobar, gjatë ditës së martë kanë takuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Laçak, përmes një shkrimi në Twitter, tha se i ka kërkuar Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, tha Lajçak.

Ndërsa Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Osmani pas takimit me Lajçak dhe Escobar: Zgjedhjet në veri mund të organizohen në përputhje me kushtetutën
Sipas presidentes, dëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Osmani tha se presin që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

Kërkesat e SHBA-së dhe BE-së drejtuar Kurtit gjatë së hënës ishin: qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Gjatë së martës, Lajçak dhe Escobar patën takime edhe me krerët e partive opozitare politike./

Related posts

Ukraina paraqet prova të krimeve të luftës në territorin e rimarrë

admin

Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

rezart morina

Infermierët ndihen të diskriminuar nga SHSKUK-ja, paralajmërojnë protesta dhe greva

admin