RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Opozita kërkon koordinim me aleatët: Kosova në moment kritik

opozita-kerkon-koordinim-me-aleatet:-kosova-ne-moment-kritik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuat për zhvillimet e fundit dhe kanë dëgjuar qëndrimet amerikane dhe evropiane për situatën e krijuar në veri.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk ka pasur kërkesa, përtej informimit për situatën në veri.

Krasniqi ka deklaruar se në takim kanë ripërsëritur edhe qëndrimin e PDK-së.

Ai ka theksuar se nuk po shohin lëvizje përpara dhe se situata aktuale është duke e dëmtuar Kosovën. “Është e vërtetë që situata aktuale është shumë shqetësuese, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjikë, andaj kërkuam dhe shprehem gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet tona me SHBA-në në radhë të patë dhe shtetet e BE-së”, është shprehur Krasniqi.

I pyetur nëse mbështesin zgjedhje të reja në veri ai ka thënë se në takim nuk është diskutuar për tema konkrete.

“PDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve, sidomos pas të premtes kur Qeveria, pa konsultim, në mënyrë të fshehur e pa koordinim ka ndërmarr veprime të cilat e kanë sjellë në këtë situatë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij është e rëndësishme që të mos krijohen mundësitë për përshkallëzim të situatës.

“Ne do të jemi në konsultim ditor me kryetarët e Zveçanit e Zubin-Potokut, me partnerët ndërkombëtarë, për të parë se cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara. Edhe dje i kam takuar kryetarët ata janë duke vazhduar punën nga zyrat alternative, ashtu qysh është duke bërë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, kështu që për momentin ajo që është shumë e rëndësishme është moskrijimi i mundësive për përshkallëzim të situatës së sigurisë, ruajtja e qetësisë dhe rruga para nesh”, ka theksuar Krasniqi.

Pas takimit, nga Zyra e BE-së janë larguar emisarët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Kosova gjendet në një moment kritik, e për këtë, sipas tij, përgjegjës është kryeministri Albin Kurti.

Ai tha para mediave të martën se mbetet të shihet se çfarë pasoja do të ketë Kosova nga delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që gjenden në vend.

Abdixhiku shtoi se është shqetësuese situata e relacioneve të Kosovës me aleatët e saj.

“Jemi në një situatë shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes se relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë nga një delegacion tillë, nga SHB-ja, BE-ja dhe nga NATO-ja. Një gjendje të tillë e kemi vështirë ta pranojmë si LDK, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve në kuvend. Veprimet tona do të jenë publike…Shpresoj të reflektojë i njëjti (kryeministri Kurti)”, shtoi ai.

Deputeti i partisë opozitare theksoi se edhe presidentja Vjosa Osmani duhet të jetë më e zëshme dhe më e qartë për Kosovën, ndërsa tha se LDK-ja s’është e interesuar për beteja politike.

“S’jemi të interesuar për beteja politike, Jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe jemi të shqetësuar për rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatët”.

Related posts

Turqi, 5 punëtorë humbin jetën nga shpërthimi në një fabrikë raketash në Ankara

admin

Paraburgim për dy personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

admin

Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefi i KEK-ut

admin6