RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar e Lajçak në Prishtinë për të takuar Kurtin

escobar-e-lajcak-ne-prishtine-per-te-takuar-kurtin

Kryeministri Albin Kurti pret sot për vizitë Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai po ashtu do të jetë nikoqir i dy këshilltarëve, atij për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, pra Jens Plotner, si dhe Emmanuel Bonnesë, i cili shërben si këshilltar diplomatik i kryeministrit italian, Franceso Maria Talo.

Po ashtu, pjesë e vizitës është edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë në ora 10:00.

Related posts

Xheda, qyteti port i Arabisë Saudite që ka ruajtur rëndësinë e saj gjatë historisë

admin

Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

admin

Studim: COVID-19 i rëndë mund të riaktivizojë viruset e fjetura

RTI