RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

EUAA: Kërkesat për azil në vendet evropiane janë rritur ndjeshëm

euaa:-kerkesat-per-azil-ne-vendet-evropiane-jane-rritur-ndjeshem

Kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian, plus Norvegjinë dhe Zvicrën, u rritën me 68% nga viti i kaluar, në gjysmën e parë të 2022, në rreth 406 000, njoftoi Agjencia e Azilit e BE-së (EUAA).

”Aplikimet vetëm në qershor pothuajse arritën nivelet e regjistruara në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015 dhe 2016, në rreth 73 100”, sipas të dhënave të përkohshme.

Shumica e aplikantëve janë nga Afganistani, që ishte pika e origjinës për 9 100 persona, kundrejt Sirisë me 8 900 dhe Venezuelës me 4 800.

EUAA tha se ukrainasve u ishte dhënë një status tjetër.

Midis fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt dhe 4 shtator, më shumë se 4,2 milionë ukrainas u regjistruan për mbrojtje të përkohshme në BE, shumica prej tyre me nënshtetësi ukrainase.

Ky status u lejon refugjatëve të vendit të shmangin procesin e mundimshëm të azilit, ndërkohë që kanë akses në shkolla dhe asistencë në vendet anëtare të BE-së për një periudhë të kufizuar.

”Të marra së bashku, aplikimet për statusin e refugjatit dhe të mbrojtjes së përkohshme arritën një rekord këtë vit”, sipas të dhënave të EUAA.

Related posts

Izraeli fillon revokimin e licencave të 37 organizatave ndërkombëtare që ofrojnë ndihmë në Gaza

Muhamet Ramadani

Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe kryediplomatit grek

admin

I biri vrau dy mësues dhe 2 nxënës me sulmin me armë në shkollën e mesme në Georgia, policia arreston babain e 14-vjeçarit

admin