RTV AHIRETI
Shëndetësi

Higjiena shtëpiake – çka thonë ekspertët shëndetësorë?

higjiena-shtepiake-–-cka-thone-ekspertet-shendetesore?

Njerëzit duhet të përqendrohen në atë se si të parandalojnë përhapjen e mikrobeve të dëmshme në shtëpitë e tyre, në vend që të pastrojnë vendet që duken të pista, thotë një raport i Shoqërisë Mbretërore për Shëndetin Publik në Britani.

Larja e duarve, pëlhurave dhe sipërfaqeve në kohën e duhur është çelësi i higjienës së mirë – por një në katër persona mendojnë se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme.

Kujdesi i duhur mund të zvogëlojë infeksionet dhe rezistencën ndaj antibiotikëve, si dhe nuk ekziston gjë e tillë si “shumë pastërti”.

Sipas raportit të RSPH-së, ekziston konfuzion në mesin e publikut për dallimin në mes të papastërtisë, pastërtisë, mikrobeve dhe higjienës.

Ekspertët theksojnë se njerëzit duhet të përqendrohen në pastrimin e vendeve specifike në kohë të caktuara.

Çka është e rëndësishme për higjienën?

përgatitja dhe trajtimi i ushqimit

ushqyerja me duar

pas përdorimit të tualetit

kur njerëzit kolliten, teshtijnë dhe pastrojnë hundën

trajtimin dhe larjen e pëlhurave dhe veshjeve “të pista” të shtëpisë

kujdesi për kafshët shtëpiake

trajtimi dhe gjuajta e plehrave

kujdesi për anëtar të familjes me infeksion.

Related posts

Quhet ari i kuq, kjo është erëza më e shtrenjtë në botë që rritet edhe në Shqipëri

admin

Sa orë në ditë duhet të hani nëse doni të humbni peshë? Studimi veçon një regjim

Kushtrim Guraj

Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

Muhamet Ramadani