RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

EULEX-i bastis banesën e familjarëve të Bahri e Fahri Fazliut

eulex-i-bastis-banesen-e-familjareve-te-bahri-e-fahri-fazliut

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, Fahri e Bahri Fazliu, ka folur për bastisjen në familjen e tyre nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Ai ka deklaruar se bastisja e nisur në orën 07:00, po vazhdon edhe më tutje, derisa tha se nuk e dinë ende arsyen.

“Para rreth një orë kam kontaktuar avokatin Artan Çerkinin dhe më ka njoftuar se po bastiset banesa ku rrinë vëllai i heronjve, Fadil Fazliu…Më ka thënë se nuk di asgjë më shumë, arsyeja s’dihet pse, po presim kur të dalim. Bastisja ka nisur rreth orës 7së mëngjesit, s’jam lejuar të futem brenda. Të tjerët janë të mbyllur në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur”, ka deklaruar ai.

Avokati Çerkini ka shtuar para mediave se bastisja është e kotë, derisa tha se kanë marrë dokumente publike dhe “s’kanë kërkuar asgjë konkrete”.

“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara. Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thashë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale për intervistim, ndonëse ishte shprehur se në kohën e luftës ka qenë vetëm 8-vjeçar.

Related posts

SHBA-ja i kërkon Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

rezart morina

Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

admin

Publikohen pamjet që tregojnë mbërritjen e terroristes në skenën e sulmit në Stamboll

admin