RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Eurodeputeti Nemec: Ajo që ndodh në Gaza është një test nëse ne mund të mbetemi njerëz apo jo

eurodeputeti-nemec:-ajo-qe-ndodh-ne-gaza-eshte-nje-test-nese-ne-mund-te-mbetemi-njerez-apo-jo

Anëtari i Parlamentit Evropian (PE) Matjazh Nemec deklaroi se ajo që ndodh në Gaza është një test i njerëzimit ndërsa Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndryshojë politikën e tij ndaj Izraelit.

Eurodeputeti slloven Nemec, iu përgjigj pyetjeve të Anadolu-s lidhur me praktikat e Izraelit ndaj palestinezëve dhe qëndrimin e vendeve evropiane.

“Mendoj se kjo është një gjenocid. Nuk jam unë ai që do të vendos për këtë, por kur krahasoj atë që po ndodh në Gaza me konfliktet e tjera, e veçanërisht me atë në Ukrainë, mendoj se termi ‘gjenocid’ mund të përdoret për veprimet e forcave izraelite”, tha Nemec.

“Situata në Gaza është një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur njerëzimi që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo që ndodh në Gaza është një test nëse ne mund të mbetemi njerëz apo jo”, shtoi ai.

Para së gjithash, Nemec thotë se çështja duhet të shihet nga një këndvështrim njerëzor. “Është e rëndësishme që brezi ynë i politikanëve nivelin e njerëzimit ta mbajë lartë”, thotë eurodeputeti slloven.

Sipas tij, qëndrimi i administratës së BE-së nuk pasqyron opinionin e përgjithshëm të Evropës. “Ka njerëz si (Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep) Borrell që e mbrojnë fytyrën tonë njerëzore. BE-ja duhet ta ndjek këtë qëndrim. Është e rëndësishme që ta kemi parasysh këtë gjatë gjithë fushatës për 9 qershor”, potencon Nemec.

Nemec rikujton se PE bëri thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, për herë të parë më 29 shkurt. “Ky është një hap shumë i vogël. Nuk është i mjaftueshëm”, tha ai.

Eurodeputeti slloven tha se deputetët e PE-së, të cilët përqafojnë idenë e arritjes së armëpushimit sa më shpejt dhe fillimit të negociatave mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete, po punojnë për të hedhur hapa më të mëdhenj.

“Bëhet fjalë për 30 mijë të vdekur. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, nuk e di se çfarë do të mjaftonte për të ndryshuar politikën zyrtare të BE-së”, shtoi Nemec.

Related posts

Analiza: Arsyet pse Vladimir Putin po tenton ta fajësojë Kievin dhe Perëndimin për sulmin me 140 viktima në Moskë

admin

Shefi i EULEX-it del për ecje me komandantin e KFOR-it në veri: I kemi të sinkronizuara rolet

admin

Shtetasi i Serbisë plagos kosovarin dhe australianin në Zvicër

admin