RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Europol: Po rritet rreziku nga ekstremi i djathtë

europol:-po-rritet-rreziku-nga-ekstremi-i-djathte

Sipas policisë evropiane, rreziku nga ekstremi i djathtë i dhunshëm po rritet, ndërsa shumë prej tyre frymëzohen nga përmbajtjet onlajn të komuniteteve ekstremiste të djathta.

Po rritet kërcënimi nga komunitetet e së djathtës ekstreme onlajn dhe sulmet e tyre të dhunshme, thonë nga policia evropiane Europol.

Në një operacion të Europolit ku morën pjesë 14 shtete, u lokalizuan mbi 800 shembuj të përmbajtjes së dhunës ose terrorit onlajn.

“Dy sulmet e fundit me armë, një në ShBA dhe një në Sllovaki, ilustruan përhapjen shqetësuese të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktiviteteve terroriste në nivel global nga e djathta ekstreme”, tha Europol të hënën.

Sipas tyre, autorët e këtyre sulmeve ishin pjesë e komuniteteve ndërkombëtare onlajn dhe u inspiruan nga esktremistët e dhunshëm dhe terroristët e tjerë.

Europoli dhe 14 shtete, prej të cilave 13 anëtare të BE-së dhe Britani e Madhe, gjatë një operacioni targetuan përmbajtjen ekstremiste dhe të dhunshme të djathtistëve, përfshirë videot e transmetuara drejtpërdrejt, manifestot, si dhe festime për sulmet e kryera.

“Aktiviteti rezultoi në referimin e 831 artikujve në 34 platforma. Kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi mbetet në rritje”, tha Europol.

Europol veçoi dy sulme për të cilat akuzohet ekstremizmi i djathtë dhe që mund të lidhen me përmbajtje onlajn, vrasja e 10-fishtë në New York të ShBA-së dhe vrasja e dyfishtë në Sllovaki.

Shembull tjetër i rritjes së të djathtës ekstreme dhe të dhunshme në Evropë është plani për grushtshtet në Gjermani. Policia gjermane arrestoi 25 persona nën akuzën për planifikimin e grushtshtetit.

Related posts

Mbyllen vendvotimet në Mal të Zi, dalja në zgjedhje – 60.5%

admin

Në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Rafah humbin jetën 8 palestinezë

rezart morina

Familjet e skemës sociale në Kosovë jetojnë me 1 euro në ditë, kriza ekonomike ka “zhdukur” shtresën e mesme të popullësisë

admin