RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Vuçiqi po shkel marrëveshjen e tij të dashur të 2013-s

kurti:-vuciqi-po-shkel-marreveshjen-e-tij-te-dashur-te-2013-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po shkel marrëveshjen e vitit 2013 duke i nxitur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kurti përmes një postimi në Facebook të martën mbrëma, ka thënë se Serbia nuk do të mund ta pengojë Kosovën asnjëherë që të bëhet anëtare e BE-së.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar zyrtarët shtetërorë që ndihmuan në përgatitjen e procesit të aplikimit për anëtarësim në BE e po ashtu zyrtarët ndërkombëtarë që e mbështetën aplikimin.

Kosova më 15 dhjetor dorëzoi në Pragë aplikacionin për aplikim të statusit të shtetit kandidat në BE.

Related posts

Presidenti Erdoğan i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga “ambiciet ekspansioniste”

admin

Nga raketat me rreze të gjatë veprimi, tek hipersonike, sistemet amerikane të armëve do të vendosen sërish në Gjermani! Ja arsyeja

admin

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesi

admin