Kisha e Anglisë ka kërkuar falje për përfitimet nga tregëtia dhe puna e skllevërve në vitet 1700. Pas zbulimit të raportit mbi shkeljet, kryepeshkopi ka deklaruar se për të mbyllur sado pak plagët e së shkuarës në nëntë vite do të financohen me 100 milionë euro projekte të ndryshme
Gabimet e së shkuarës sa i përket sjelljes ndaj të drejtave të njeriut janë kthyer në vëmendje të Kishës në Angli.
Në një deklaratë të dhënë të martën kryepeshkopi i Canterburit Justin Welby ka kërkuar falje sa i përket përfitimeve nga tregëtia dhe shfrytëzimi i skllevërve në vitet 1700.
Deklarata erdhi pas verifikimeve të kryera nga një komision i posaçëm që ka zbuluar një fond prej rreth 9 miliardë paundësh të siguruara në atë kohë.
Për të kompensuar sado pak këtë situatë kleri ka vendosur të financojë një shumë prej 100 milionë eurosh.
Por shpenzimet nuk do të jenë për të kompensuar individë të caktuar apo pasardhës të skllevërve. Sipas deklaratave të bëra strategjia do të jetë në mbështetjen e projekteve që do të integrojnë këto kategori në shoqëri apo për tu siguruar mundësi më të mira përmes programeve të zhvillimit.
Financimet do të jepen përgjatë nëntë viteve të ardhshme duke mbështetur edhe ndërtimin e kishave dhe të famullive në zona të caktuara
Vendimi ka ardhur pas raportit të publikuar në qershorin e shkuar mbi menaxhimin e portofolit të investimeve të Kishës e cila zbuloi po ashtu se deri në vitin 1777, ishin kryer investime në Kompaninë e Detit të Jugut. /oranews