RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Familja nga Gaza e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë gjatë sulmit izraelit u shpëtua pas 9 ditësh

familja-nga-gaza-e-bllokuar-nen-rrenojat-e-shtepise-gjate-sulmit-izraelit-u-shpetua-pas-9-ditesh

Një familje nga Gaza e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së tyre të bombarduar gjatë sulmeve izraelite u shpëtua 9 ditë më vonë me mundësi të kufizuara, transmeton Anadolu.

Pas operacionit të shpëtimit, Njësia e Mbrojtjes Civile Palestineze bëri një deklaratë me shkrim.

“Pasi kaluan 9 ditë nën rrënoja, pavarësisht përdorimit të mundësive të kufizuara dhe pajisjeve primitive, ekipet tona arritën të shpëtonin gjallë në kushte të vështira fëmijën e quajtur Ahmed Naim dhe 4 anëtarë të familjes së tij”, u theksua në deklaratë.

“Pasi kaluan kaq gjatë nën tokë dhe rrënoja, trupat e anëtarëve të familjes ishin pothuajse si skelete”, shtoi deklarata duke bërë të ditur se familja është shtruar në spital për trajtim.

Naim, një fëmijë palestinez 10-vjeçar i cili u shpëtua nga rrënojat në lagjen Az-Zaytun në veri të Rripit të Gazës, kishte mbetur lëkurë e kockë, ndërsa ekipet e shpëtimit e nxirrnin me një vëmendje të madhe nga rrënojat.

Më 20 shkurt, ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një sulm tokësor në lagjen Az-Zaytun, ku qindra familje palestineze u zhvendosën dhe u bombarduan dhjetëra shtëpi. Të paktën 30 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm.

Izraeli, në sulmet ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori vrau të paktën 30.035 palestinezë, përfshirë 12.230 fëmijë e 8.860 gra, ndërsa plagosi 70.457 të tjerë.

Related posts

Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë

Hevzi

Putini do të takohet me presidentin kinez në Uzbekistan javën e ardhshme

admin

Osmani në OKB: Vuçiq i strehoi dhe mbrojti ata që kryen krime në Kosovë

Muhamet Ramadani