Mijëra njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe mijëra të tjerë janë të zhdukur, me kryebashkiakun që tha se numri mund të arrijë në 20,000.
Muri i ujit disa metra i lartë u përplas në ndërtesa banimi, duke mbytur familje të tëra në pak minuta.
Një burrë, Fadellalah, beson se 13 anëtarë të familjes së tij të gjerë kanë vdekur. Ai nuk ka dëgjuar ende për fatin e 20 të tjerëve, disa ditë pasi dy diga shpërthyen mbi qytetin bregdetar libian Derna, duke shkaktuar përmbytje epike që zhdukën lagjet dhe dërguan disa nga të vdekurit në det.
Ndërsa një stuhi e fuqishme shpërtheu në qytetin e tij të lindjes, Fadellalah, një punonjës i teknologjisë së informacionit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, thirri familjen e tij të dielën për t’i nxitur ata që të zhvendoseshin në një zonë më të lartë.
“Askush nuk e priste këtë,” tha Fadelallah, i cili kërkoi që mbiemri i tij të mos përdorej sepse i frikësohej hakmarrjes nga zyrtarët qeveritarë dhe grupet e armatosura që mund ta shihnin deklaratën e tij si kritikë ndaj përpjekjeve të tyre.
“Disa prej tyre nuk kishin makina. Ata nuk kishin si të dilnin.”
Uji i rrëmbyeshëm i shiut që shpërtheu nga malet e pjerrëta dhe në qytet vrau mijëra njerëz. Ata që mbijetuan tregojnë skena makthi, ku trupat grumbullohen më shpejt se sa mund të numëronin autoritetet.
Stuhia mesdhetare Daniel shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse në shumë qytete të Libisë lindore. Por në Derna, e njohur për vilat e saj të bardha dhe palmat, ishte goditja më e rëndë. Qyteti nuk kishte plane evakuimi dhe banorët thanë se i vetmi paralajmërim ishte zhurma shpërthyese e çasjes së digave. /mesazhi