RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Fatkeqësitë nuk iu ndahen sirianëve

fatkeqesite-nuk-iu-ndahen-sirianeve

Tërmetet e fuqishme kanë shkatërruar vendin e goditur nga lufta, duke përkeqësuar krizat me të cilat përballen njerëzit e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët
Është fatkeqësia e fundit për një popull që tashmë ka vuajtur shumë.

Imazhet e sirianëve, të rinj e të vjetër, të pafuqishëm duke u nxjerrë nga rrënojat, janë bërë fatkeqësisht një pamje e zakonshme gjatë gati 12 vjetëve të luftës në Siri, veçanërisht në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga opozita.

Por këtë herë nuk ishin sulmet ajrore apo granatimet, por një fenomen natyror që ishte përgjegjës.

Dhimbja dhe vuajtja kanë qenë jo më pak reale.

Qindra njerëz tashmë janë konfirmuar të vdekur si rezultat i tërmeteve të së hënës në të gjithë Sirinë veriore, si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në zonat e kontrolluara nga opozita – dhe numri pritet vetëm të rritet.

Katastrofa vetëm do t’i përkeqësojë kushtet e jetesës për ata në zonë – shumë prej tyre persona të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) që kanë jetuar në varfëri pasi kanë ikur nga zonat e kontrolluara nga qeveria.

“Tashmë miliona njerëz janë detyruar të ikin nga lufta në rajonin më të gjerë, dhe tani shumë të tjerë do të zhvendosen nga katastrofa”, tha në një deklaratë Këshilli Norvegjez për Refugjatët. “Në mes të një stuhie dimri dhe një krize të paprecedentë të kostos së jetesës, është jetike që sirianët të mos lihen të përballen vetë me pasojat”.

Por sirianët shpesh janë lënë vetëm, me vëmendjen ndërkombëtare për konfliktin e gjatë dhe gjendjen e rëndë të popullit sirian.

Edhe mandati për ndihma për të hyrë në zonat e kontrolluara nga opozita e Sirisë nga Kombet e Bashkuara duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj, duke i lënë vendësit të ndiejnë një ndjenjë të pasigurisë së vazhdueshme nëse do të marrin ndihmën që u nevojitet për të mbijetuar.

Jinderes, Sarmada, Azaz dhe Atma – dhe shumë qytete të tjera të vogla si ato – janë emra që janë bërë të njohur vetëm jashtë Sirisë si fusha beteje, ose si objektiv sulmesh, ose si kampe refugjatësh të mbushura me tenda dhe banesa të rastësishme.

Tanimë janë shkatërruar strukturat e përkohshme të ngritura për të strehuar dhjetëra mijëra njerëz që kanë kërkuar strehim atje, që rezultojnë të jenë të paqëndrueshme dhe nuk mund të krahasohen me lëkundje të tilla të fuqishme.

Infrastruktura e dobët në rajon kishte kontribuar tashmë në përhapjen e sëmundjeve të tilla si kolera. Pjesa më e madhe e tij ishte goditur nga qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleatja e tij, Rusia. Disa ishin rindërtuar, shumë jo.

Dhe me një pjesë të madhe të infrastrukturës që ekzistonte tani e dëmtuar ose e zhdukur, sëmundjet mund të pritet të përhapen më tej.

Sirianët që kanë mundur të kalojnë kufirin në Turqinë jugore në dekadën e fundit apo më shumë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë shkatërrimit – epiqendra e tërmetit fillestar ishte vetë në rajon.

Kushdo që ka qenë në qytetet e atij rajoni të Turqisë – Gaziantep, Kahramanmaras, Antakya, Sanliurfa, Kilis – do t’ju thotë se ato ishin kthyer në shtëpi larg vendlindjes për sirianët.

Tani, familjet që i mbijetuan luftës në vendin e tyre dhe pasigurisë së jetës si refugjatë, kanë humbur mizorisht shtëpitë ose jetën e tyre.

Dhe në kulmin e dimrit, në të dy anët e kufirit, si sirianët ashtu edhe turqit po përballen me dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur dhe me pasigurinë se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Përktheu: Blerta Haxhiu/koha

Related posts

Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina

Erdoğan: Po punojmë ditë e natë për të lidhur gazin e zbuluar në Detin e Zi me sistemin tonë kombëtar

admin

Largohet barrikada e fundit në Zupç të Zubin Potokut

admin